Vizitat

Fermën jonë ofron vizita grupore dhe është e hapur për vizitorët që duan të kalojnë kohë në natyrë dhe të mësojnë më shumë për jetën në fermë.

 

Vizita

që afrojnë fëmijët me natyrën dhe jetën në fermë!

Vizitat në Lazdrohu n’Fermë ofrojnë një përvojë unike për të gjitha moshat, duke i lidhur fëmijët dhe familjet me natyrën dhe botën e kafshëve. Mund të zgjidhni mes vizitave familjare për një ditë të qetë dhe argëtuese, ose vizitave grupore për një eksperiencë të organizuar me aktivitete edukative dhe interaktive. Çdo vizitë është një mundësi për të mësuar, eksploruar dhe krijuar kujtime të bukura në një ambient të gjelbëruar dhe të sigurt.

Vizita Grupore

Në ambientet e këndshme të Lazdrohu n’Fermë, mirëpresim shkollat, kopshtet dhe grupet për një eksperiencë unike edukative dhe argëtuese! Fëmijët do të kenë mundësinë të shohin nga afër kafshët e fermës, të eksplorojnë natyrën dhe të marrin pjesë në aktivitete interaktive që kombinojnë mësimin me argëtimin. Një ditë ndryshe, ku çdo klasë krijon kujtime dhe përforcon dashurinë për natyrën!

Vizita Familjare

Përjetoni momente të paharrueshme me familjen tuaj në Lazdrohu n’Fermë! Zbuloni natyrën, vizitoni kafshët e fermës dhe shijoni aktivitete argëtuese që sjellin kënaqësi për të gjitha moshat. Mund të shijoni ushqim dhe pije të shijshme në ambientet e fermës, duke u relaksuar dhe kaluar kohë cilësore së bashku. Ky është vendi ideal për të krijuar kujtime të veçanta dhe për të përjetuar aventurat më të bukura në një mjedis të sigurt, mikpritës dhe të pasur me mundësi argëtimi.

Festo Ditëlindjen në Lazdrohu!

Në fermën Lazdrohu, organizojmë ditëlindje unike për fëmijët tuaj, në mes të natyrës së bukur dhe atmosferës së gjallë të fermës. Me kënde lojërash prej druri, hapësira të gjera për argëtim, dhe një ambient të veçantë për fëmijë dhe familjarë, dita e tyre e veçantë do të jetë plot me aventura dhe momente të paharrueshme. Festoni ditëlindjen e fëmijës tuaj në një mënyrë të veçantë, në mes të natyrës dhe kafshëve të fermës, për një përvojë tërësisht ndryshe dhe magjike!

Evente

argëtuese ne zemrën e natyrës.

Festo ditëlindjen në mes të natyrës, kafshëve dhe aventurave që e bëjnë ditën e paharrueshme!