Festivali i Pranverës

Në Festivalin Pranveror të Lazdrohu n’fermë, fëmijët tuaj do të kenë mundësinë të mësojnë, të luajnë dhe të eksplorojnë një botë të mbushur me ngjyra dhe energji pranverore.

Rreth

Festivalit Pranveror në Lazdrohu n'fermë

Në fermën Lazdrohu, mirëpresim stinën e pranverës me një festival të dedikuar plotësisht fëmijëve! Gjatë datave 22 Mars – 11 Maj, fëmijët do të kenë mundësinë të përjetojnë magjinë e pranverës në natyrë, përmes aktiviteteve edukative dhe argëtuese. Ky festival u dedikohet mësimit rreth të mirave që sjell pranvera – nga rilindja e natyrës, kujdesi për kafshët e fermës, deri te lojërat atraktive që i mbajnë fëmijët aktivë, socialë dhe larg ekraneve.

Është një mundësi unike që fëmijët të eksplorojnë natyrën, të mësojnë rreth botës së gjallë dhe të kalojnë kohë cilësore jashtë, në një ambient të sigurt dhe të mbushur me argëtim. Na bashkohuni për një eksperiencë të paharrueshme pranverore!

Kujtime Pranverore!

Pranvera-img-1 (1)
Pranvera-img-1 (2)

Festivali i Pranverës në Lazdrohu!

Përjetoni bukurinë e freskisë dhe energjisë së pranverës në Festivalin e Pranverës! Fëmijët do të përjetojnë bukurinë e natyrës duke mësuar për ciklin jetësor të bimëve dhe kafshëve. Aktivitetet argëtuese dhe edukative i ndihmojnë ata të kuptojnë rëndësinë e natyrës.
Evente

argëtuese ne zemrën e natyrës.

Festo ditëlindjen në mes të natyrës, kafshëve dhe aventurave që e bëjnë ditën e paharrueshme!