Rreth Nesh

Historia jonë

Lazdrohu n’Fermë u krijua në dhjetor të vitit 2019, duke pasur si shtysë pasionin e çiftit Rita Hajdini dhe Rinor Zuka për natyrën dhe zhvillimin e fëmijëve. Ajo filloi si një qendër sportive për fëmijë, me synimin për të nxitur aktivitetin fizik dhe mirëqenien, por me kalimin e kohës, u zhvillua në një fermë edukative. Sot, ajo ofron një përvojë unike në Kosovë, ku fëmijët mund të mësojnë, të eksplorojnë dhe të përjetojnë natyrën në një mënyrë të re dhe frymëzuese.

 

Lazdrohu nuk është thjesht një fermë – është një vend ku fëmijët krijojnë kujtime të paharrueshme, mësojnë të jenë në harmoni me natyrën dhe zhvillojnë aftësi jetësore përmes eksperiencave praktike. Nga lojërat në natyrë, kujdesi për kafshët, deri tek mësimi përmes përvojave kreative, çdo ditë në fermën tonë është një aventurë që ndihmon fëmijët të rriten me dashuri dhe përgjegjësi për mjedisin që i rrethon.

Kliko poshtë për të parë detajet e
hartës së fermës!

just_stroke

Takoni ekipen e Fermës Tonë!

Rinor Zuka

CEO & Founder of Lazdrohu n’Fermë

Rita Hajdini

CEO & Founder of Lazdrohu n’Fermë

Na Kontaktoni