Atraksionet

Argëtim në natyrë dhe aventura ju presin. Pse të mos planifikoni vizitën tuaj dhe të zbuloni çfarë ofrojmë?

Zbulo

Atraksionet e Fermës.

Në Lazdrohu n’Fermë, fëmijët mund të përjetojnë aventura të paharrueshme, nga ushqyerja e kafshëve dhe ngjitja në Parkun e Aventurave, deri te shëtitjet me poni e gomar. Çdo aktivitet është një mundësi unike për t’u lidhur me natyrën, për të zhvilluar aftësi dhe për të krijuar kujtime që do t’i shoqërojnë gjithë jetën!

Njihuni nga Afër me Kafshët e Fermës!

Përjetoni kënaqësinë e të qenit afër kafshëve të dashura të fermës. Fëmijët mund të mësojnë rreth kafshëve tona, t’i ushqejnë ato dhe të ndërveprojnë me ta në një ambient të sigurt dhe miqësor.

Këndi i Zallit!

Për fëmijët më të vegjël, fusha me zall është vendi ideal për të ndërtuar kështjella, për të eksploruar dhe për të krijuar aventura plot imagjinatë. Një hapësirë e sigurt ku lojërat bëhen magjike!

Shtëpia në Pemë!

Fëmijët do të përjetojnë emocione unike duke eksploruar shtëpinë në pemë, një vend ku imagjinata dhe aventura takohen. Nga lart, ata do të shijojnë pamjet e mrekullueshme dhe do të zbulojnë natyrën nga një perspektivë magjike, një përvojë që do t’u mbetet gjatë në kujtesë!

Këndi i Aventurave!

Një hapësirë ku fëmijët sdojnë veten, eksplorojnë dhe argëtohen mes natyrës! Me struktura për ngjitje, lojëra balancuese dhe sda dinamike, ky kënd i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi zike dhe besim në vetvete, duke përjetuar emocione të paharrueshme në një ambient të sigurt dhe plot adrenalinë!

Hiking Pranë Pyllit të Fermës!

Për familjet dhe fëmijët që duan të zbulojnë natyrën, hiking afër pyllit të fermës ofron një përvojë relaksuese dhe frymëzuese. Shëtisni në mes të gjelbërimit dhe shijoni bukuritë natyrore që rrethojnë fermën tonë.

Shëtitje me Poni!

Shijoni një eksperiencë unike kalërimi me pony! Ky aktivitet i veçantë u ofron fëmijëve mundësinë për të provuar kalërimin në mënyrë të sigurt, duke eksploruar natyrën dhe duke përjetuar një aventurë të paharrueshme.

Aventurat

e fëmijëve tuaj fillojnë këtu.

Ushqyerja e kafshëve

Shëtitje me poni

Vizitë e shtëpisë në pemë

Fusha me zallë

Parku i aventurave

Hiking

Restaurant & Bar

Evente

argëtuese ne zemrën e natyrës.

Festo ditëlindjen në mes të natyrës, kafshëve dhe aventurave që e bëjnë ditën e paharrueshme!