Festo Ditëlindjen

Festo

Ditëlindjen në Natyrë!

Festat tona të ditëlindjes përfshijnë dekorime me temë ferme, ushqim të shijshëm që shërbehet në fermë dhe akses në të gjitha aktivitetet emocionuese. Nga takimi dhe ushqyerja e kafshëve deri te lojërat e lira dhe eksplorimi i natyrës, çdo moment është plot gëzim dhe aventura!

Festo Ditëlindjen në Lazdrohu!

Në fermën Lazdrohu, organizojmë ditëlindje unike për fëmijët tuaj, në mes të natyrës së bukur dhe atmosferës së gjallë të fermës. Me kënde lojërash prej druri, hapësira të gjera për argëtim, dhe një ambient të veçantë për fëmijë dhe familjarë, dita e tyre e veçantë do të jetë plot me aventura dhe momente të paharrueshme. Festoni ditëlindjen e fëmijës tuaj në një mënyrë të veçantë, në mes të natyrës dhe kafshëve të fermës, për një përvojë tërësisht ndryshe dhe magjike!
375166391_760113422788155_4055178776185449310_n

Zgjidhni një festë unike në fermë dhe krijoni kujtime të paharrueshme për fëmijën tuaj!

Argëtim, Aventurë dhe Magjia e Fermës! Bëjeni ditën e lindjes së fëmijës tuaj të paharrueshme në Lazdrohu n’Fermë! Të rrethuar nga natyra dhe kafshë të dashura, fëmijët mund të shijojnë një ditë plot argëtim me miqtë e tyre, duke eksploruar fermën, luajtur në këndin e aventurave dhe duke përjetuar aktivitete unike.
Evente

argëtuese ne zemrën e natyrës.

Festo ditëlindjen në mes të natyrës, kafshëve dhe aventurave që e bëjnë ditën e paharrueshme!