Aktivitetët
e fundit
LAZDROHU
DHE ZHVILLOHU!
Aspekti shëndetësor
Që fëmijët dhe të rinjtë të rriten shëndetshëm, është e rëndësishme që ata të jenë fizikisht aktiv dhe të hanë ushqime të shëndetshme çdo ditë Aktiviteti fizik ka një ndikim shumë të madhë në mirërritjen e shëndetit të fëmijëve dhe luan një rol të rëndësishëm duke ndikuar në edukimin e tyre fizik dhe mendor. Tek fëmijët aktiviteti fizik e përforcon zemrën dhe u ndihmon fëmijëve të ruajnë peshën e tyre trupore brenda normales dhe tensionin normal të gjakut, gjë që më tej, kur të rriten, do ndikojë në zvogëlimin e rrezikut nga goditja në zemër dhe në tru.
Socializimi i fëmijëve
Sporti përveç dobive në shëndet, ndihmon edhe në jetën sociale dhe në zgjerimin e shoqërisë, prandaj preferohet sidomos për fëmijët më introvert, sepse ndikon pozitivisht në zhvillimin e aftësive komunikuese. Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësive, rolin e bashkëpunimit (punën në grup), pranimin e fajit, përkrahjen, dhe diciplinën për ti realizuar qëllimet e përcaktuara.
Disponimi dhe vetbesimi
Nuk është vetëm trupi juaj që përfiton nga aktivitetet fizike, por gjithashtu kontribuon edhe në shëndetin mendor, duke ndihmuar në parandalimin e depresionit dhe rritjen e vetëvlerësimit dhe imazhit të trupit. Fëmijët që marrin pjesë në sport mund të përfitojnë gjithashtu nga aspekti shoqëror, duke zhvilluar miqësi me shokët e ekipit dhe duke u ndier pjesë e një grupi dhe duke u argëtuar.
Aftësitë motorike
Aftësitë themelore motorike janë grupi më i thjeshtë i lëvizjeve që trupi i njeriut mund të ekzekutojë. Veprimet e zvarritjes, qëndrimit, shtyrjes, vrapimit dhe hedhjes së sendeve. Këto lloj aftësish përfshijnë lëvizjen e muskujve të gjatë të të gjithë trupit. Përmes lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve fëmijët zhvillojnë dhe aftësitë e tyre motorike që janë : forca, balanci, fleksibiliteti, ekuilibri, koordini, etj., që ndihmojnë në kryerjen e funksioneve të përditshme që cekëm më lartë.
Peshë të shëndeteshme
Sporti mund të ndihmojë fëmijët të arrijnë qëllime të shëndetit në lidhje me humbjen e peshës, zhvillimin e muskujve dhe uljen e yndyrës për shkak të aktivitetit fizik të përfshirë. Fëmijët që bëjnë aktivitete fizike kanë më pak mundësi të përjetojnë obezitetin. Aktiviteti fizik shoqërohet me rregullimin e hormoneve dhe forcimin e sistemit imunitar.
Sporti dhe respekti
Parimet themelore mbi të cilat zhvillohet sporti janë respekti dhe sinqeriteti. Sporti mëson një respekt të dyfishtë ,së pari në respektimin e rregullave, dhe së dyti në respektimin e kundërshtarit, sepse edhe vet sjelljet e kundërta dënohen. Fëmijët priren të marrin shembull nga idhujt e tyre ,prandaj edhe shikimi i sportit deri në një masë mund të ndikoj në rritjen e dëshirës për pjesëmarrje në sport, dhe në mësime të një edukate të përgjithshme morale dhe sportive