Aktivitetet në Qendrën Sportive
Aktiviteti i rregullt fizik ka efekte pozitive në shëndetin fizik dhe shëndetin mendor të fëmijës suaj. Në planin afatgjatë, aktiviteti fizik gjithashtu mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare, të ndërtojnë kocka dhe muskuj të fortë, të zhvillojë aftësitë motorike, të rris përqëndrimin dhe ndihmon në zhvillimin shoqëror dhe emocional të fëmijës tuaj.
Qëllimi i Qendrës sonë Sportive dhe Rekreative është që të zhvillojë aftësitë motorike të fëmijëve përmes lojërave dhe ushtrimeve shumë atraktive.
Hiking dhe Kamping
Lazdrohu Hiking Kids është në kuadër të “Lazdrohu”, me fokus të veçantë në natyrë, kamping, eksplorim, kajak, lojëra dhe aktivitete tjera të ndryshme në natyrë.
Qëllimi jonë është jo vetëm që të ndikojmë në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve, por edhe të promovojmë vendet e bukura të Kosovës tek fëmijët dhe ti edukojmë ata se si ta duan dhe ta ruajnë natyrën.
Ecja dhe aktivitetet në natyrë janë një formë e mirë për t’i bërë fëmijët të përjetojnë jo vetëm botën e egër, por edhe veten e tyre.
Disa nga benefitet e aktiviteteve në natyrë janë:
- Zhvillim në aspektin fizik, emocional dhe mendor
- Zvogëlimi i simptomave të hiperaktivitetit dhe rritjen e përqëndrimit tek fëmijët me ADHD(Attention Deficit Hyperactivity Disorder)
- Ndikime pozitive në sistemin kardiovaskular dhe sistemin respirator
- Socializim mes fëmijëve
- Largimi nga përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe shpenzimi i kohës më shumë në natyrë
- Eksplorimi dhe mësimi më shumë rreth botës së natyrës
Natyra është e bukur dhe nuk ka asgjë më të mirë se sa të eksplorosh atë dhe të shohësh se çfarë ofron jeta jashtë kornizave moderne.