Qendra Sportive dhe Rekreative për Fëmijë "Lazdrohu" përfshinë një gamë të gjerë të aktiviteteve fizike sportive, ku programet tona janë të përgaditura posaqerisht në zhvillimin e aftësive motorike (koordinim, fleksibilitet, balancë, forcë të përgjithshme, kërcim, etj.), në zhvillimin e karakterit të femijeve, në socializimin si dhe argëtimin e tyre.
Jemi Qendra e parë Sportive & Rekreative për Fëmijë me zhvillim të dobët motorik dhe ADHD ne Kosove.
Qendra jonë është e hapur dhe për fëmijët me zhvillim të dobët motorik dhe fëmijët e diagnostifikuar me ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder).
Në Lazdrohu ne kemi krijuar një mjedis adekuat për të ushtruar aktivitete fizike për të gjithë fëmijët dhe të trajtohen të barabartë.
Në Lazdrohu ne kemi krijuar një mjedis adekuat për të ushtruar aktivitete fizike për të gjithë fëmijët dhe të trajtohen të barabartë.
Lazdrohu Sport Kids
Qendra Sportive dhe Rekreative për Fëmijë "Lazdrohu" përfshinë një gamë të gjerë të aktiviteteve fizike sportive, ku programet tona janë të përgaditura posaqerisht në zhvillimin e aftësive motorike (koordinim, fleksibilitet, balancë, forcë të përgjithshme, kërcim, etj.), në zhvillimin e karakterit të femijeve, në socializimin si dhe argëtimin e tyre.
Qendra jonë është e hapur dhe për fëmijët me zhvillim të dobët motorik dhe fëmijët e diagnostifikuar me ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder).
Në Lazdrohu ne kemi krijuar një mjedis adekuat për të ushtruar aktivitete fizike për të gjithë fëmijët dhe të trajtohen të barabartë.
Lazdrohu Hiking Kids
Lazdrohu Hiking Kids është në kuadër të “Lazdrohu”, me fokus të veçantë në natyrë, kamping, eksplorim, kajak, lojëra dhe aktivitete të tjera të ndryshme në natyrë.
Qëllimi jonë është jo vetëm që të ndikojmë në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve, por edhe të promovojmë vendet e bukura të Kosovës tek fëmijët dhe ti edukojmë ata se si ta duan dhe ta ruajnë natyrën.
Ecja dhe aktivitetet në natyrë janë një formë e mirë për t’i bërë fëmijët të përjetojnë jo vetëm botën e egër, por edhe vetën e tyre.
Adresa
Rr. “Gazmend Zajmi”, Prishtinë.
Regjistrimi i Fëmijëve
Qendra jonë është e hapur për fëmijët nga mosha 4—12 vjeç.
Founder
Rinor Zuka
I diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës. Ai filloi të luante futboll në moshën 7 vjec dhe e pëlqeu atë që atëherë madje duke ndjekur një rrugë profesionale si futbollist. Ka qenë futbollist i dualluar për grupmosha.
Ai i do fëmijët dhe ka punuar me fëmijët si vullnetar në shumë aktivitete. Fëmijëve u pëlqen të jenë pranë tij dhe atij i pëlqen të jetë pranë tyre, ndërthurja e këtij pasioni për punën së bashku me dashurinë për sportin e bën atë një trajner perfekt të Lazdrohut.
Founder
Rita Hajdini
E diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës. Rita ishte një atlete profesionale. Ajo ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës për të qenë një atlete e standardeve të larta dhe ka pas arritje të jashtëzakonshme në gara që nga mosha 10 vjeçare atëherë kur dhe filloi karierën e saj si atlete. Ka garuar në shumë Kampionate Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dhe njëherësh i mbanë tri rekorde shtetërore dhe është shpallur Atletja më e mirë e Vitit disa herë në Kosovë.
Ajo ka punuar me fëmijë për shumë vite si vullnetare në shumë aktivitete. Fëmijëve u pëlqen të jenë pranë saj dhe asaj i pëlqen të jetë pranë tyre, ndërthurja e këtij pasioni për punën e saj së bashku me dashurinë për sportin e bënë atë një trajnere adekuate të Lazdrohu.
Project Coordinator
Doruntinë Shala
E diplomuar në Fakultetin Ekonomik, departamenti Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht është studente në nivelin Master në po të njejtin drejtim. Përvoja e saj profesionale gjatë studimeve në shkrimin e projekteve dhe raporteve të ndryshme, si dhe vullneti i saj për punën bënë që ajo të jetë Kordinatore e Qendrës Sportive dhe Rekreative për fëmijë “Lazdrohu”. Dashuria e saj për fëmijët dhe raporti i afërt me ta e bëjnë atë që të jetë ende më kreative në shkrimin e projekteve dhe njëherësh hulumtimin për gjetjen e projekteve të reja të Qendrës.