I diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës. Ai filloi të luante futboll në moshën 7 vjec dhe e pëlqeu atë që atëherë madje duke ndjekur një rrugë profesionale si futbollist. Ka qenë futbollist i dualluar për grupmosha.
Ai i do fëmijët dhe ka punuar me fëmijët si vullnetar në shumë aktivitete. Fëmijëve u pëlqen të jenë pranë tij dhe atij i pëlqen të jetë pranë tyre, ndërthurja e këtij pasioni për punën së bashku me dashurinë për sportin e bën atë një trajner perfekt të Lazdrohut.
Founder
Rita Hajdini
E diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës. Rita ishte një atlete profesionale. Ajo ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës për të qenë një atlete e standardeve të larta dhe ka pas arritje të jashtëzakonshme në gara që nga mosha 10 vjeçare atëherë kur dhe filloi karierën e saj si atlete. Ka garuar në shumë Kampionate Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dhe njëherësh i mbanë tri rekorde shtetërore dhe është shpallur Atletja më e mirë e Vitit disa herë në Kosovë.
Ajo ka punuar me fëmijë për shumë vite si vullnetare në shumë aktivitete. Fëmijëve u pëlqen të jenë pranë saj dhe asaj i pëlqen të jetë pranë tyre, ndërthurja e këtij pasioni për punën e saj së bashku me dashurinë për sportin e bënë atë një trajnere adekuate të Lazdrohu.
Project Coordinator
Doruntinë Shala
E diplomuar në Fakultetin Ekonomik, departamenti Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht është studente në nivelin Master në po të njejtin drejtim. Përvoja e saj profesionale gjatë studimeve në shkrimin e projekteve dhe raporteve të ndryshme, si dhe vullneti i saj për punën bënë që ajo të jetë Kordinatore e Qendrës Sportive dhe Rekreative për fëmijë “Lazdrohu”. Dashuria e saj për fëmijët dhe raporti i afërt me ta e bëjnë atë që të jetë ende më kreative në shkrimin e projekteve dhe njëherësh hulumtimin për gjetjen e projekteve të reja të Qendrës.