Ecja e parë e organizuar nga Lazdrohu ishte në bukurit përrallore të Bajgorës, së bashku me fëmijët dhe prindërit kemi realizuar ecjen e parë në Kaçandoll, Shalë të Bajgorës. Ecja që kemi përshkuar hyn në ecjet e lehta (6km komplet shtegu), karakteristikë e kësaj ecje ka qenë shoqërimi i rrjedhës së lumit të Kaçandollit pothuajse gjatë tërë ecjes. Kjo ecje u shoqërua dhe me shumë aktivitete tjera atraktive për fëmijë si: orientim në natyrë, hapja e tendës dhe informata rreth kampingut, lojëra, vizatime etj.