Kosova është e mbushur me bukuri natyrore dhe atraksione turistike që ju mahnitin me pamjet përrallore, e një vend i tillë pra është edhe Ujevarat e Radavcit.
Ujevaret gjenden në burimin e lumit Drini i Bardhë, i cili është 25m i lartë. Peisazhet, malet që rrethojnë ujëvarën e bëjnë atë një pikë shumë atraktive turistike në të gjithë Kosovën, ku përveç Ujëvarës ne kemi vizituar dhe Shpellën e Radavcit. Kjo ecje ka qenë mjaftë sfiduese dhe atraktive gjatë tërë kohës.