Duke parë rëndësinë e aktiviteteve në natyrë dhe rëndësinë që ato kanë në zhvillimin e aftësive te fëmijët, ne Lazdrohu bashkë me Wavetravelks kemi organizuar javën e fëmijëve në Jal, Shqiperi. Gjatë qëndrimit në Jal, akomodimi për të gjithë ka qenë në tenda, ku ishte një eksperiencë e pa harrueshme për fëmijët. Pesë ditët e kampingut ishin të mbushura me plotë energji dhe aktivitete të ndryshme si: mësimi i notit, shëtitje me kajak, nata e filmit, vizita në Shpellën e Piratëve dhe Gjipe, ecje në Gjirin e Akuariumit, gara dhe aktivitete mes fëmijëve, vizatime dhe punë dore të ndryshme.